Tact Vaj Aloe Vera
Bimë e familjes zambakore Liliaceae, shumë vjeçare e vendeve me klimë të ngrohtë e të thatë. Përmban glikocide antrakinoike si Aloine dhe parpaloine.
Efektiviteti i këtyre substancave ndryshon, sipas llojit të kaktusit.
Kjo bimë përmban substanca të tjera të ndryshme si acid salicilik, laktat, magnezium të cilat pakësojnë mundësitë e infektimit dhe ënjtjes së plagëve si dhe zhduk kruajtjen dhe dhimbjen.
Shumë studime kanë vërtetuar se vaji i kaktusit ka rezultate të mira në trajtimin e rënies së flokut dhe qeren.
Lëkura e kokës shfaq një reagim shumë të mirë me këtë vaj, duke u përmirësuar gjendja e flokut të yndyrshëm me pakësimin e sekretimit të yndyrnave në këtë regjion dhe duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e gjakut ne zonën e kokës.
Kjo gjë u jep rrënjëve të flokut gjallëri dhe forcë për tu zhvilluar si dhe e parandalon rënien.
Studime të shkencëtarëve britanikë kanë nxjerrë se kaktusi përmban një substancë e cila frenon oreksin, duke përftuar ndjesinë e të qenit i ngopur, sidomos tek të sëmurët me mbipeshë.
Kjo substancë është quajtur P57 dhe është vërtetuar nëpërmjet kërkimeve laboratorike efektshmëria e saj dhe siguria në përdorim. Ndërsa studime evropiane – tajlandeze kanë vërtetuar se kaktusi ul në përqindje të vogël praninë e sheqerit në gjak.
Përmbajtja: Vaji i kaktusit 100% natyral. Përdorimi i jashtëm:
Kujdes: Nuk u jepet grave shtatzëna, atyre në gji dhe të sëmurëve me hemorroide. Ruhet në temperaturën e dhomës dhe mbahet larg përdorimit të fëmijëve.
Sasia 60 ml