PN Vaj Organik Arre Kokosi 250 ml
Vaji i arrës së kokosit përdoret në pjesën më të madhe të rasteve për përdorim të jashtëm për forcimin e flokëve dhe për disa probleme të lëkurës.
Struktura përbërëse: Vaji përfitohet përmes metodës së shtrydhjes së ftohtë dhe nxirret nga fruti i freskët i arrës së kokosit, të cilat merren nga fushat e mbjella me arrë kokosi që gjenden në vendet tropikale.
• Vaji i arrës së kokosit përmban një sasi të madhe acidesh yndyrore të ngopura që janë 92% bimore dhe që ndryshojnë nga acidet e yndyrore të ngopura që kanë prejardhje shtazore, sepse kanë fije me gjatësi mesatare, që treten lehtë dhe i ngjajnë shumë qumështit natyral të gruas.
Ndër to mund të përmendim: Acidi Capric, A.Caprylic, A. Myristic, A. Palmitic, A.Orahediek dhe acide yndyrore të pangopura si, A.Oleic dhe A. Linoleic. Përdorimi: Historia e përdorimit të arrës së kokosit në mjekësi është e hershme dhe e gjatë, sidomos në mjekësinë tradicionale indiane.
Për përdorim të jashtëm:
• Përdoret për tullacllëkun (shogëtinë) dhe rënien e flokëve.
• Zbut lëkurën dhe ëshë i dobishëm për lungat. Në përbërjen e tij bëjnë pjesë disa acide që luftojnë mikrobet.
• Mbron lëkurën e fëmijëve nga infeksionet e jashtme të lëkurës.
• Shërben kundër urtikaries, ekzantemës dhe zgjebes. Për përdorim të brendshem
• Ky vaj konsiderohet një burim i rëndësishëm ushqimi dhe energjie që përmirëson thithjen e një sasie të madhe elementësh dhe vitaminash A, B, E, K, D.
• Ngre kolesterolin total dhe sidomos kolesterolin “e mirë” HDL.
• Për dismenorrenë (dhembjet menstruale).
• Për gripin dhe rrufën. • Për turbekulozin. • Për sifilizin.
• Për dhembjet e fytit. Doza: Për përdorim të brendshëm merret një lugë e madhe çdo ditë dhe përdoret për përdorim të jashtëm në rast nevoje. Ju sjellim disa nga përdorimet...
- Vaji më i shëndetshëm për gatim Vaji i arrës së kokosit është vaji më i mirë për gatim. Ai përshpejton metabolizmin, është yndyrë e shëndetshme për zemrën tuaj si dhe përmirëson tretjen.
- Vaji i arrës së kokosit për higjienën e gojës Vaji i arrës së kokosit vret bakteriet në gojë, duke ndihmuar në largimin e erës së pakëndshme të gojës. Po ashtu ky vaj ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve.
- Flokë të shëndetshëm me vajin e arrës së kokosit Nëse doni të keni flokë të shëndetshëm mund të bëni këtë maskë. 3 deri në 5 lugë vaj arre kokosi. Masazhoni flokët me të, dhe më pas mbulojeni me kapuç plastmasi. Lëreni në flokë për 1-2 orë. Lani flokun me shampo disa herë derisa ta ndjeni që floku nuk ka yndyrë. Thajini dhe do të shihni që floku juaj do të jetë më i butë dhe me shumë ndricim. Kjo maskë ndihmon gjithashtu edhe kundër zbokthit.
- Hidratoni trupin Vaji i arrës së kokosit lështë një ushqyes i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Ai ndihmon në reduktimin e infeksioneve dhe problemet me lëkurën si akne, psoriasis, dhe ekzemë.
- Pas debilimit Për një lëkurë më të butë dhe për të larguar shenjat mund ta përdorni këtë vaj ushqyes pas debilimit për të eleminuar dhe skuqjen.
- Vaj arre kokosi për buzët e thata Përdorni vajin e arrës së kokosit në formën e balsamit për buzët, për vetitë e tij antibakteriale si dhe për efektin ushqyes.
- Shëroni pickimet e insekteve apo shenjat e lëkurës Vaji i arrës së kokosit përshpejton shërimin, pushon krruajtjet, redukton fryrjet dhe shenjat e lëkurës. Aplikoni vaj arre kokosi në sipërfaqen e lëkurës ku keni probleme dhe do të shihni rezultate mbresëlënëse.
- Vaji i arrës së kokosit për kujdesin e këmbëve Vaji i arrës së kokosit kuron lëkurën e thatë të këmbëve dhe thembrat e çara. Aplikojeni tek këmbët pas dushit, vishni çorape dhe mbajeni tërë natën.
- Mbron kundër diellit Vaji i arrës së kokosit ka një mbrojtës natyral kundër diellit. Ai ndihmon në hidratimin, zbutjen dhe ushqimin e lëkurës. Po ashtu trajton me efektivitet djegiet e lëkurës nga dielli.
- Heq grimin Fërkoni zonën rreth syve me pambuk ku të keni vendosur vajin e arrës së kokosit për të hequr grimin e syve madje dhe rimelin kundër ujit.
- Vaji i arrës së kokosit, vaj për masazh Vaji i arrës së kokosit është një bazë e mirë në përbërjen e vajit të masazhit. Ngroheni pak vajin e arrës së kokosit derisa të shkrihet dhe bëni me të masazh.
- Parandalon strijat apo smaliaturat në lëkurë Aplikoni vaj arre kokosi disa herë gjatë ditës në lëkurë për të parandaluar shfaqjen e strijave apo të çarave të lëkurës.
Sasia 250 ml