Vaj i Arganit është bërë i famshëm që kur përfitimet shëndetësore të ofruara nga ky vaj “mrekullibërës” janë njohur dhe kuptuar.
Ky vaj presohet në të ftohtë nga fruti i pemës të Arganit (Argania Spinosa).
Ajo që e bën këtë vaj kaq të dobishëm, është përmbajtja e lartë në vitamina A, C dhe E, si dhe antioksidante, acid linoleik dhe acide yndyrore Omega-6.
Kur aplikohet nga jashtë, ndihmon në rigjenerimin qelizor e si rrjedhojë në lëkurë e flokë më të shëndetshëm – ja pse mund ta keni vënë re në listat e përbërësve në shumë produkte bukurie.
Vaji i Arganit mund të përdoret për kozmetike dhe kulinari për të përmirësuar gjithçka që nga pamja e lëkurës deri tek shëndeti i zemrës.